Site icon Telegrafi

Është zbuluar se cili është sekreti i lidhjes së gjatë dhe të lumtur

Young couple sitting on bench outdoor.

E kundërta e asaj që kemi menduar:

Sipas analizës së “eHarmony’s Compatibility Matching System”, sekreti i lidhjes së gjatë dhe të lumtur fshihet në ngjashmëritë e partnerëve, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit konstatojnë që kundërshtitë vërtet janë tërheqëse, mirëpo pothuajse nuk kanë kurrfarë shansi për të qenë bashkë, kur është fjala për periudhë të gjatë kohore.

Çiftet që kanë pasur pikëpamje të ngjashme ndaj botës kanë pasur shans më të madh që të qëndrojnë bashkë. Ndërkaq ato çifte me qëndrime të kundërta janë grindur shpesh, gjë që ka pasur ndikim negativ në cilësinë e lidhjes së tyre.

Prandaj, nëse dëshironi lidhje të mirë dhe të lumtur, kërkoni partnerin i cili është i ngjashëm me ju, sepse vetëm ajo lidhje ka shanse serioze që të jetë e gjatë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version