Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i prijë nivelit politik në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Bruksel, konfirmojnë zyrtarë të Zyrës së Presidentit të Kosovës.
Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit Thaçi, thotë se udhëheqja e presidentit me politikën e jashtme, në kuadër të së cilës hyn edhe dialogu me Serbinë, është obligim që buron nga Kushtetuta e vendit dhe ligjet në fuqi.
“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë është një çështje e politikës së jashtme, me të cilën presidenti është duke u marrë në vazhdimësi gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Çollaku.
Lidhur me legjitimitetin e përfaqësimit të Kosovës në dialogun politik me Serbinë nga presidenti i vendit, pikëpyetje ka ngritur deputetja e partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ditë më parë ajo ka theksuar se presidenti Thaçi është duke udhëhequr procesin e dialogut pa qenë i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Fatkeqësisht, presidenti Thaçi, deri tani negocion pa qenë i mandatuar që ta udhëheqë këtë proces. Së pari, presidenti nuk ka mekanizma zbatues për të zbatuar marrëveshjet e arritura. Në anën tjetër, që është edhe më e rëndësishme për Kuvendin si organ legjislativ, nuk ka mekanizma kushtetues për të mbikëqyrur punën apo edhe dështimet e presidentit në këtë aspekt, në qoftë se ai e udhëheqë këtë proces”, ka thënë Osmani.
Në anën tjetër, Memli Krasniqi, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo brenda koalicionit në pushtet, nuk e quan të domosdoshëm fare dhënien e mandatit nga Kuvendi për presidentin e Kosovës për udhëheqjen e procesit të dialogut me Serbinë.
“Unë mendoj që është absurde të thuhet se presidentit duhet t’i japë Kuvendi mandat, për diçka që mandatin ia jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ne, si PDK, mendojmë që Kuvendi duhet të jetë i përfshirë në procesin e dialogut përmes një informimi të rregullt të organeve të tij, për sa i përket rrjedhës së bisedimeve, si dhe për sa u përket temave që diskutohen dhe po ashtu për çështjet që Kosova duhet t’i prezantojë atje. Por, në këtë kuadër, ne presim që të ketë një gatishmëri edhe nga partnerët tjerë, qofshin në pushtet apo në opozitë”, thotë Krasniqi.
Megjithatë, Çollaku thekson se në rast se ka ndonjë kërkesë nga grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, që në ndonjë formë mund të jetë plotësuese sa i përket rolit dhe mandatit që do të mund t’i jepte presidentit të Kosovës lidhur me udhëheqjen e tij të procesit të dialogut me Serbinë, do të ishte e mirëseardhur.
“Kështu që, unë i ftoj grupet parlamentare që, nëse ato e shohin të domosdoshme, të nxjerrin një rezolutë, e cila sqaron në njëfarë forme, kornizën brenda së cilës do të vazhdohet dialogu i ardhshëm në nivelin më të lartë politik. Por, siç e thash, në çfarëdo rrethane, këtij procesi do t’i prijë presidenti i Republikës së Kosovës”, u shpreh Çollaku.
Sidoqoftë, zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar mundësinë e një takimi të dy presidentëve, të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Alekasandar Vuçiq, gjatë muajit mars. Megjithatë, një ftesë për një takim të tillë ende nuk ka arritur në Zyrën e Presidencës së Kosovës./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht