LAJMI I FUNDIT:

A është seksi i njëjtë me ushtrimet fizike?

A është seksi i njëjtë me ushtrimet fizike?

Siç duket, seksi nuk është vetëm një përvojë e kënaqshme, por sjell edhe përfitime shëndetësore të cilat lehtë krahasohen me përfitimet që i sjellin ushtrimet fizike.

Në fakt, përgjigja psikologjike ndaj seksit është e njëjtë me atë të ushtrimeve. Disa studime të viteve 1960’ta, tregojnë se gjatë seksit shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe rritet shtypja e gjakut, transmeton Telegrafi.

Këto janë shenja që trupi është duke punuar në ritëm më të lartë dhe e njëjta gjë me atë që trupi e përjeton gjatë ushtrimeve fizike.


Së fundmi, janë bërë disa hulumtime dhe prapë janë zbuluar të njëjtat gjëra. Duke e krahasuar atë që ndodh gjatë ushtrimeve fizike, studiuesit kanë treguar se aktiviteti seksual e shkakton një nivel mesatar të stresit fizik.

Gjithashtu, një studim tjetër nga disa çifte kanadeze, ka shfaqur ngjashmëri të aktivitetit seksual me atë të aktivitetit fizik, kur ishte matur shpenzimi i energjisë.

Pra, a është seksi i njëjtë me ushtrimet fizike? Po dhe jo.

Nëse i krahasoni këto dyja vetëm nga ndryshimi fiziologjik që ndodh, atëherë po, pasi që seksi shkakton një ndryshim në fiziologjinë e njeriut ngjashëm sikur ushtrimet fizike.

Por, nëse mendoni se seksi e ndryshon fiziologjinë njerëzore në periudhë afatgjate, atëherë jo. Kjo pasi që për shumë njerëz seksi nuk është diçka që zgjatë mjaftueshëm gjatë apo nuk ndodh shpesh.

Prandaj, është e pamundur që një ndryshim i dukshëm fiziologjik të ndodh vetëm me seks, sidomos në ndërtimin e muskujve. /Telegrafi/