A është ndër zyrtarët më të pasur në vend - kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës

Kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Emanuel Bajra në deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar shuma të mëdha të parave të kursyera, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Në deklarimin e pasurisë ai ka paraqitur dy shtëpi dhe dy banesa, në vlerë totale mbi 2 milionë euro.
Bajra po ashtu ka paraqitur në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit edhe vetura, metale të çmuara, bibliotekë.
Kryetari i Bordit të Trustit Shoqëri ka përqindje të aksioneve edhe në dy shoqëri aksionare.
Ai ka paraqitur edhe kriptovalutat që posedon. Ethereum, Solana dhe Bitcoin në vlerë mbi 14 milionë euro.
Bajra në deklarimin e pasurisë ka paraqitur 420 mijë funta cash si kursime dhe të ardhura të tij në Kosovë dhe 158 mijë funta cash, si kursime dhe të ardhura, në pronësi të përbashkët. /Telegrafi/























































