LAJMI I FUNDIT:

A është i mundur pajtimi: Ben Affleck shihet sërish në shoqërinë e ish-bashkëshortes

A është i mundur pajtimi: Ben Affleck shihet sërish në shoqërinë e ish-bashkëshortes
Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Ben Affleck dhe Jennifer Garner qëndruan në marrëdhënie miqësore pas divorcit dhe së fundmi ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Sipas People, paparacët i filmuan ata gjatë një udhëtimi të përbashkët në Los Angeles.

Affleck dhe Garner festuan së bashku Ditën e Falënderimeve javën e kaluar dhe një burim pranë tyre konfirmoi për People se ata do të jenë gjithmonë në marrëdhënie miqësore për shkak të fëmijëve të tyre.


Foto: Twitter

Përkatësisht, për Ditën e Falënderimeve, Ben dhe Jennifer morën pjesë në një aksion humanitar gjatë të cilit dolën vullnetarë në ‘Midnight Mission’ në Los Angeles dhe u shërbyen ushqime të ngrohta më shumë se 2000 personave të pastrehë.

Jennifer Lopez nuk heq dorë nga Ben Affleck: A do të ketë një pajtim mes tyre?
Lexo po ashtu Jennifer Lopez nuk heq dorë nga Ben Affleck: A do të ketë një pajtim mes tyre?

Burimi konfirmoi se ish-bashkëshortët mund të kalonin Krishtlindjet së bashku për të përmbushur dëshirat e fëmijëve të tyre.

Foto: Twitter

Garner dhe Affleck ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018, dhe pas divorcit mbetën në kushte miqësore për shkak të fëmijëve të tyre, Violeta, Seraphina dhe Samuel.

Pas divorcit, Ben ishte në një lidhje me aktoren Ana de Armas dhe në vitin 2022 u martua me Jennifer Lopez.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Megjithatë, këtë vit Affleck u divorcua edhe nga Lopez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
Kalo në kategori