LAJMI I FUNDIT:

A është Kosova ‘dëm anësor’ i lodhjes së BE-së me migrimin?

A është Kosova ‘dëm anësor’ i lodhjes së BE-së me migrimin?

Dilemat e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, lidhur me dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ndërlidhen me drojën nga emigrimi eventual nga Kosova, por ato janë të ndërlidhura me politikën dhe kryekëput me çështjen e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, thonë njohës të integrimeve evropiane dhe të çështjeve sociologjike.

Ministrja e Integrimeve Evropiane e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë të mërkurën para Komisionit parlamentar për punë të jashtme të Kosovës se Franca, Holanda dhe Belgjika kanë dilema për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka potencuar që brenga apo dilema e Francës ndërlidhet me migrimin dhe keqpërdorimin e liberalizimit nga disa shtete që e kanë tashmë regjimin e udhëtimit pa viza.


Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që qëndrimet e vendeve të fuqishme të Bashkimit Evropian janë të qarta dhe liberalizimi i vizave për Kosovën ndërlidhet kryekëput me çështjen e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në profilet e larta në vend.

“Kosova nuk ka treguar shembuj pozitiv në këtë drejtim. Sundimi i ligjit është kryefjala dhe ne nuk ua kemi ndihmuar këtyre vendeve hezituese që ta shtyjnë përpara çështjen e vizave, por vetëm sa e ua kemi thelluar hendekun e dyshimeve që e kanë në raport me Kosovën. Sa i përket çështjes së emigrimit dhe ikjes së qytetarëve tanë – po flas, kryesisht për rininë, për moshën e re – mesazhi që u shkon atyre nga udhëheqësit e këtij koalicioni qeverisës, është që nuk ka konkurrencë të dijes”, thekson Kryeziu.

Ai shton se të rinjtë janë bindur që në konkurset për punësim që zhvillohen në kuadër të institucioneve, nuk ka garë të diturisë dhe nuk fiton më i miri, por fitojnë listat e partive politike. Kjo, sipas tij, i bën të rinjtë që të mos e gjejnë veten brenda shtetit të vet dhe krijojnë potencial emigrues.

Sociologu Fadil Maloku, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rast se liberalizimi i vizave për Kosovën vihet në pikëpyetje për shkak të drojës së vendeve të BE-së nga praktikat e keqpërdorimit, e cila nga to është parë si përvojë me disa shtete që tashmë e kanë regjimin e udhëtimit pa viza, atëherë Kosova në këtë rast është, siç e quan ai, dëm kolateral (anësor).

“Padyshim që është dëm kolateral. Por, unë mendoj që mos liberalizimi i vizave është pasojë e procesit të vet-kërkimit të Bashkimit Evropiane, i cili me këtë konstelacionin e ri, ku djathtistët janë duke dominuar, mundohen që t’i bashkërendojnë politikat e jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për procesin e emigrimit. Por, unë nuk mendoj që Kosova e vogël, me këtë popullsi, është një problem, arsyetim të cilin e kanë dhënë Franca dhe vendet tjera”, theksoi Maloku.

Ai shtoi që problemi i mosdhënies së vizave për Kosovën është politik dhe sipas tij, është kusht që të nisin negociatat me Serbinë, në rast se të dyja vendet dëshirojnë të inkuadrohen në arkitekturën e re evropiane.

“Vendet e BE-së e shohin këtë çështje vetëm nga problemi politik. Për shkak se, mos të harrojmë, Evropa ka probleme esenciale me natalitet dhe emigrimi eventuale i të rinjve nga e gjithë Evropa, në njëfarë mënyre, siç e thonë gjermanët, është pasuri kulturore për ta, por edhe dobi ekonomike”.

“Nuk mendoj që Kosova do të paraqiste pengesë serioze sikurse vendet tjera. Por, në rastin e Kosovës, problemi është politik për shkak të temës së negociatave që duhet t’i bëjnë Kosova me Serbinë. Më tepër është një pretekst disiplinues për Kosovën dhe për qeverinë aktuale, si një parapërgatitje për negociatat, të cilat e presin Kosovën”, thekson Maloku.

Megjithatë, Kryeziu shpreh mendimin që Kosovës nuk i takon që të merret me çështjen e pozicionimit të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së. Sipas tij, në vitin 2016, ka qenë një moment tejet pozitiv për Kosovën që të marrë liberalizimin e vizave, por këtë rast nuk e ka shfrytëzuar, për shkak të polarizimeve të partive politike lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Tanimë është një moment i ri dhe tashmë ka një disponim tjetër brenda vendeve anëtare të BE-së. A kanë ato probleme? Ne e dimë që kanë. Por, çfarë kemi bërë ne për pjesën tonë të përgjegjësisë? Pjesën tjetër të medaljes, që na ka takuar neve, ne nuk e kemi bërë”, vlerëson Kryeziu.

Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe BE-së ka filluar në vitin 2012. Kosova tashmë ka plotësuar 95 kriteret e parashtruara nga Komisioni Evropian, për të marrë rekomandimin e tij pozitiv për liberalizimin e vizave.

Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian ka votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më pas, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave nuk e ka vendosur fare në agjendën e takimit të tij çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori