Nga: Christopher Booth / The Spectator
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Vladimir Putini duhet ta zgjedhë shpejtë një version dështimi që i përshtatet më së miri. Ka dështuar tërësisht plani i tij A për pushtim të shpejtë e të rrufeshëm, pastaj për instalimin e një qeverie në Kiev e në fund për ndonjë pazar me Perëndimin shterp e të korruptuar. Në këtë aspekt ai veçse ka humbur.
Putini momentalisht po e aplikon planin B. Ky plan përbëhet nga taktikat e përdorura diku tjetër, si në Grozni dhe në Alepo, të cilat ia mundësojnë t’i kënaqë apetitet për masakra pa kontroll, derisa njëra palë nuk dorëzohet. Përveç krenarisë abnormale të këtij njeriu, këtu po bëhet një llogaritje djallëzore: edhe sa kohë mund t’ju rezistojë Ukraina pushtuesve; edhe sa kohë mund ta përballojë ushtria ruse këtë ndërmarrje të mjerë – si moralisht ashtu edhe sa i përket furnizimit; dhe, për sa kohë nënshtetasit e Putinit në Rusi do ta durojnë rënien e shpejtë të standardeve të jetesës?
Askush nuk mund ta di rezultatin e këtij basti spekulativ, por duke e parë zemërimin dhe tërbimin që ka, Putini nuk tingëllon si një fitues që ia vlen të mbështetet.
Nuk është bindëse pamja që ka në ato tavolina takimesh në Kremlin – shumë metra të gjata – në skajin më të largët të të cilave ulen ata që ai duhet t’i konsiderojë si aleatët më të ngushtë e të cilët i trajton si vrasës të mundshëm. Mitingu i orkestruar i së premtes së kaluar në qendër të Moskës, dëshmoi se sa i redaktuar ishte fjalimi i tij “live” që u ndërpre gjatë transmetimit. E vërteta është se të pranishmit u futën shpejt e shpejt nëpër autobusë, për disa rubla; ata që u përpoqën t’ia mbathnin me ato para, u arrestuan menjëherë jashtë stadiumit. Ndërsa, trikoja shik e golfit që Putini e mbante veshur, me siguri se e fshihte edhe një jelek antiplumb e jo vetëm shenjat e operacionit plastik.
Asnjë nga këto dëshmi nuk të bind se ky njeri e ka nën kontroll rrjedhën e ngjarjeve. Rrotat po bien nga makineria e mbrapsht e komunikimit me krekosje në Kremlin. Pra, për Putinin po shndërrohet në torturë fakti se çdo ditë e më shumë po detyrohet të ulet përballë njeriut të cilin e ka përshkruar si nazist dhe të droguar: presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në ditët më të mira të tij, Putini dikur na e dha një version të tmerrshëm të një kolone zanore, duke interpretuar në grand piano. Ndërsa, në një koncert bizar me besnikët e famshëm nga bota e jashtme, bëri grimasa groteste teksa e këndonte këngën “Blueberry Hill”. Të dy këto performanca ishin shumë bre të këqija – çfarëdo qofshin talentet e lindura të këtij tipi të egër e të mbushur me botoks, ritmi nuk është një nga to. Pra, duhet të jetë shumë e dhimbshme për të kur e sheh homologun në anën tjetër se si është në gjendje ta luajë një melodi – me penis në tastierë (thonë se Putini nuk e përdor internetin, por ne të tjerët mund ta gjejmë performancën e Zelenskyt në YouTube.) Kjo është arsyeja se pse presidenti ukrainas, një ish-komedian, nuk është më material për qeshje. Ai vendosi të jetë armiku ushtarak dhe muzikor i Putinit.
Si mund ta lejojë këtë imitatori i keq i Fats Dominos? Thjesht, nuk mundet. Por, as asgjësimi i qyteteve si Mariupoli nuk mund të zgjasë pafundësisht. Kështu që Putini po mendon goxha shumë se si ta nxjerr fitoren prej poshtërimit. Ai gjithashtu duhet t’i marrë parasysh mundësitë për një gjyq për krime lufte nëse nuk ia del mbanë të ketë mbrojtje të mirë në shtetin e vet.
Çfarë po zien pra Putin? Diçka mund të lidhet me ngjarjet e fundit në kufirin e largët perëndimor të Ukrainës, veçanërisht me sulmin me raketa në bazën ushtarake Javoriv ku dikur bëheshin trajnimet me NATO-n. Është interpretuar si paralajmërim, ashtu siç tha ministri të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se mund të jenë objektiva sulmi linjat e propozuara për furnizim nga Evropa. A po përpiqet Rusia ta largojë NATO-n? Apo, ta tërheqë atë? A është ky paralajmërim për të hequr dorë, apo një kurth i llogaritur i mirë?
Natyrisht, prania e kokave bërthamore e arsyeton frikën nga konfrontimi ndërkombëtar. Por, kjo frikë në mesin e perëndimorëve është marrë parasysh për një kohë të gjatë nga vendimmarrësit e Kremlinit dhe perëndimorët jetë përgatitur duke u armatosur, po jo edhe për luftë reale.
Sigurisht, këta tipa nuk duan që bombat të bien mbi kokën e tyre. Por, mund të rrezikohet ndonjë ngatërresë në kufi. Diçka që nuk “bëhet bërthamore”, por që e dridh publikun në Evropë dhe në ShBA e që mund ta sjellë NATO-n në tryezën e bisedimeve.
Sidoqoftë, në fund të tavolinës këtë herë nuk do të jetë shefi fatkeq i shtabit dhe ministri i Mbrojtjes i Putinit, por Bideni, Macroni e shumë të tjerë. Të gjithë këta do t’i vënë në pah aftësitë e shtetarit. Dhe, mbase të marrin nga një copë të lavdisë së shmangies së Armagedonit. Diçka që ndikon mirë te votuesit.
Në momentin e tillë, rreshtat e deklaratave të Putinit drejtuar Rusisë do të ishin diçka si këto: “Shikoni se si u detyrua NATO të fliste me ne! Shikoni se si e treguam forcën historike të vendit tonë! Shikoni se si e çova Rusinë nga gjunjët! Dhe, mahnituni me thellësinë e vizionit tim”!
Kjo mund të jetë e ashtuquajtura “rruga dalëse me një drejtim” që po kërkon Putini, në vend të arnimit të kufijve apo llafeve për neutralitetin. Sigurisht se këtë do ta shiste më mirë te publiku rus sesa ndonjë marrëveshja pa dinjitet mes tij e Zelenskyt i cili aktualisht po e mban në duar partiturën kryesore. E, padyshim se Zelensky është pianist më i mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!