Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka hapur Panairin e 10-të ndërkombëtarë të edukimit dhe Panairin ndërkombëtarë për turizëm, hotelieri dhe gastronomi, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni dhe Mali i Zi.
Në këtë panair, kanë prezantuar dhe ofertuar programet edukativo- arsimore, si dhe punimet e tyre nxënësit, përkatësisht institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe Kolegje të Kosovës dhe rajonit.
Me këtë rast, ministri Bajrami, është shprehur se kjo është një mundësi e mirë që të promovohen mundësitë që ka sfera e edukimit, sidomos e arsimit profesional, në mënyrë që të shohim shkathtësitë dhe inovacionin e nxënësve tanë.
“Jemi të angazhuar që përmes edukimit të krijojmë një rini të edukuar dhe arsimuar, me kompetenca dhe shkathtësi, që nesër do të bëhet edhe bartëse e proceseve të tranzicionit, kjo edhe për faktin se kemi një rini inteligjente, e cila meriton të ketë edukim dhe aftësim profesional të nivelit evropian”, tha ministri Bajrami.
Në vazhdim, ministri Bajrami tha se MASHT është duke bërë një rishikim strategjik të programeve edukativo-arsimore, sipas nevojave të tregut të punës.
Ministri Bajrami, gjithashtu tha se ky Panair i Edukimit, ofron mundësi të mirë edhe të këmbimit të produkteve dhe përvojave të nxënësve dhe shkollave.
MASHT ka filluar projektin e ndërlidhjes së shkollës me biznesin, ndërsa janë nënshkruar dhe do të vazhdojnë të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me një sërë ndërmarrjesh të Kosovës, për të krijuar mundësinë që nxënësit tanë krahas mësimit teorik të përfitojnë edhe njohuri praktike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë