Vitaminën D shpesh e quajnë edhe “vitaminë dielli”, sepse krijohet në trup gjatë ekspozimit në rrezet e diellit
Nga tetori deri në mars, meqenëse ditët janë më të shkurtra dhe më të zymta, është e domosdoshme që ta marrin këtë vitaminë në formë suplementesh të caktuara, por edhe nëpërmjet ushqimit siç është peshku i yndyrshëm, mishi i kuq, qumështi dhe vezët.
Mungesa e vitaminës D mund të çojë deri në deformime të eshtrave te fëmijët dhe dhembje të eshtrave te të rriturit, transmeton Telegrafi.
– Kjo vitaminë i nevojitet organizmit që të luftojë kundër problemeve të shumta shëndetësore, ndërkaq hulumtimet e paradokohshme kanë treguar që mungesa e vitaminës D mund të jetë faktor i cili i kontribuon infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, siç është Covid-19, thotë nutricionistja Elizabeth Stewart.
Stewart ka vërejtur që është shumë e vështirë të merret vitamina vetëm nëpërmjet ushqimit, sepse peshku i yndyrshëm, kërpudhat dhe ushqimi tjetër i cili përmban vitaminën D përmban nivel shumë të vogël përbërësish ushqimorë.
– Për këtë shkak është aq e rëndësishme, posaçërisht në këtë stinë të vitit, të merremi me plotësimin e vitaminës D, madje edhe këto lajme duhet t’i nxisin njerëzit që të hulumtojnë edhe më shumë – këshillon ajo.
Sa na është e nevojshme vitamina D?
Rekomandohet shtesa prej 10 mikrogramëve e vitaminës D në ditë nga tetori deri në mars, gjatë muajve të zymtë.
– Vitamina D është vitaminë e tretshme në yndyra, që do të thotë që për absorbimin më të mirë duhet konsumuar sa më shumë ushqim të pasur me yndyra – thotë Stewart.
Bebeve deri në 1 vit u nevojiten 8,5 deri në 10 mikrogramë vitaminë D në ditë.
Fëmijëve pas moshës njëvjeçare dhe të rriturve u nevojiten 10 mikrogramë vitaminë D në ditë.
Mikrogrami është 1.000 herë më i vogël se miligrami (mg).
A është e mundshme të teprohet me vitaminën D?
Ka mundësi të merret tepër vitaminë D dhe kjo mund të jetë e rrezikshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpjegon që me konsumimin e tepërt të supelmenteve të vitaminës D mund të arrihet deri te sasia tepër e madhe e kalciumit në trup.
Kjo mund të dobësojë eshtrat dhe të dëmtojë veshkat dhe zemrën.
Të gjithë të rriturit dhe fëmijët e moshës midis 11 dhe 18 vjeç kurrë nuk bën të konsumojnë më shumë se 100 mikrogramë vitaminë D në ditë.
Fëmijët e moshës midis një dhe dhjetë vjeç nuk do të duhej të konsumonin më tepër se 50 mikrogramë në ditë, ndërkaq foshnjat nën 12 muaj nuk do të duhej të merrni më tepër se 25 mikrogramë në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës