Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, mund ta shënojë fillimin e një politike të re të Uashingtonit ndaj Ukrainës, me zotimet për angazhim për një marrëveshje paqeje ose armëpushimi dhe një dëshirë të shprehur qartazi për tërheqje të SHBA-së.
Kjo ka nxitur udhëheqësit evropianë të diskutojnë opsione që më parë cilësoheshin të paimagjinueshme për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas luftës, pa përfshirjen e SHBA-së.
Në krye të listës është sugjerimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të vendosur forca ushtarake evropiane në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje.
Ky propozim, i parashtruar fillimisht gati një vit më parë, mori një shtysë të re pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Muajin e kaluar, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se Roma do të ishte e gatshme të bashkohej në një mision të tillë, ndërsa homologu i tij gjerman, Boris Pistorius, tha se Berlini po “përgatitej” dhe po “konsideronte skenarët”.
Por, këta dy shembuj nënvizojnë pengesat e mëdha për arritjen e një misioni të tillë.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se diskutimet e tilla janë të parakohshme.
Duke pasur parasysh pushtimin e Bashkimit Sovjetik — përfshirë Ukrainën — nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, është gjithashtu e vështirë të imagjinohet që forcat gjermane të vendosen në Ukrainë.
Shefja e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se për aq kohë sa Rusia po bombardon Ukrainën, “nuk kemi asgjë për të diskutuar”.
Natyrisht, ajo nënkuptonte “nuk kemi asgjë për të diskutuar publikisht”.
Por, komenti i saj nënvizon një faktor tjetër që mund ta bëjë të pamundur rolin ushtarak evropian: presidenti rus, Vladimir Putin.
“Mendoj se nuk ka absolutisht asnjë tregues që Putini është i interesuar për negociata në këtë moment”, tha Ian Bond, zëvendësdrejtor i Qendrës për Reformën Evropiane. “E dini, Putini mendon se po fiton”.
Detyrë e vështirë
Bond nuk është i vetëm në këtë vlerësim.
Por, Trump duket se nuk pajtohet, pasi kishte deklaruar në një konferencë për shtyp më 7 janar në Mar-a-Lago se ai besonte se mund të arrinte një marrëveshje brenda gjashtë muajve.
Por, prapëseprapë, nuk ka asnjë shenjë që Putini do ta pranonte një forcë evropiane.
Nicu Popescu, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, sheh një vështirësi tjetër.
Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Moska mund ta bllokojë çdo mision paqeruajtës.
“Problemi me misionet tradicionale paqeruajtëse është se ato varen nga vendimet e OKB-së, që do të thotë se Rusia mund ta përdoren veton ose ta përfundojë misionin në çdo moment. Një mision i tillë nuk do të kufizohej vetëm te vendet perëndimore, por do të kishte edhe trupa nga pjesë të tjera të botës”, tha ai.
Popescu, i cili ishte Ministër i Jashtëm i Moldavisë në vitet 2021-2024, tha se udhëheqësit evropianë nuk po diskutojnë për trupa paqeruajtëse.
“Ajo që po diskutohet është një prani ushtarake për ta parandaluar një luftë tjetër. Kjo do të thotë trupa, jo forca paqeruajtës lehtë të armatosura, por trupa të pajisura me aftësi kundërajrore, për siguri kibernetike, për të mbrojtur qytete si Odesa dhe Kievi”, tha ai.
Popescu pranon se kjo është një “detyrë e vështirë” për ushtritë evropiane.
Britania dhe Franca kanë ushtritë më të fuqishme në Evropë, por ato janë të mbingarkuara.
Në Britani, ushtria ka qenë kryesisht e fokusuar në operacione kundër terrorizmit dhe kryengritjeve që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA. Ajo ka kaluar nëpër shkurtime në resurse gjatë dekadës së fundit dhe një raport i fundit parlamentar tha se Britania ishte “e papërgatitur” për të përballuar kërcënimin rus.
Në korrik, kryeministri Keir Starmer njoftoi se strategjia e mbrojtjes do të rishikohej, duke deklaruar se forcat e armatosura të Britanisë ishin “të dobësuara”.
Ushtria franceze ka më shumë personel sesa ajo britanike, por gjithashtu është e mbingarkuar nga dislokimet e gjata luftarake në Afrikë. Ekspertët francezë kanë shprehur dyshime për aftësinë e ushtrisë franceze për një konflikt më intensiv, si ai në Ukrainë.
“Kemi vetëm gjashtë raketahedhës me rreze të gjatë, nuk kemi mjete reale për të luftuar dronët”, vuri në dukje Leo Peria Peigne, nga Instituti Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në nëntor.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se garancitë e sigurisë për Kievin për t’i dhënë fund luftës së Rusisë do të ishin efektive vetëm nëse ato i ofron SHBA-ja. Disa mbështetës të idesë për prani ushtarake evropiane thonë se kjo do të ishte e mundur vetëm me ndihmën e SHBA-së në fushat si planifikimi, logjistika dhe inteligjenca.
Kufizimet politike
Krahas këtyre kufizimeve ushtarake janë edhe ato politike.
A do të ishin qeveritë evropiane vërtet të gatshme të dërgonin forca të konsiderueshme në Ukrainë, kundër dëshirës së Rusisë dhe pa përfshirjen e SHBA-së në terren?
Ideja mund të jetë shumë e papëlqyeshme për qytetarët evropianë.
Sondazhet në Evropën Perëndimore vazhdimisht kanë treguar nivele të ulëta mbështetjeje për idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë.
Rreziqet e dërgimit të një force të tillë, edhe në një rol jo luftarak, do të ishin të mëdha.
Duhet të vendosen rregulla angazhimi, që përfshijnë udhëzime se si pjesëtarët e kësaj force duhet të përgjigjen nëse qëllohen nga forcat ruse, dhe pasojat politike në rast se ka viktima mund të jenë të mëdha.
Macroni tashmë po përballet me vështirësi të shumta pasi ka humbur shumicën në Asamblenë Kombëtare të Francës.
Starmer sapo ka kthyer Partinë Laburiste në pushtet pas 14 vitesh në opozitë.
Të dy liderët kanë shumë për të humbur nga një krizë e përgjakshme që përfshin ushtarët e tyre në Ukrainë.
Rol të rëndësishëm luan edhe rreziku nga përshkallëzimi i situatës.
Kjo duket të jetë një nga arsyet pse administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Joe Bidenit, e përjashtoi mundësinë e çfarëdo pranie ushtarake në Ukrainë.
Megjithatë, disa analistë argumentojnë se situata në fushëbetejë mund të përkeqësohet aq shumë sa udhëheqësit evropianë të ndihen të detyruar të veprojnë.
“Nëse je Polonia, perspektiva e kolapsit të Ukrainës me miliona refugjatë që kalojnë kufijtë e tu dhe forcat ruse që afrohen deri në kufirin tënd është shumë, shumë më e keqe sesa perspektiva e të bërit më shumë për të mbështetur linjat aktuale të frontit të Ukrainës”, tha Ian Bond.
Por, ai shtoi, “jemi shumë-shumë larg kësaj”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBSH i përgjigjet Trumpit, pas vendimit të tij që SHBA të largohet nga kjo organizatë
Priste të kalonte nga Meksika në SHBA, emigrantja kolumbiane shpërthen në lot kur mëson së Trump ndaloi aplikacionin e hyrjes në kufi
Numri i të vdekurve shkon në 66, detaje dhe pamje të tjera të zjarrit në një restort skijimi në Turqi
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së
Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë - i godet me shkop dhe elektroshok
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë