LAJMI I FUNDIT:

“Është e lehtë të fajësosh trajnerin” – Guardiola mbron Xavin pas humbjes në El Clasico

“Është e lehtë të fajësosh trajnerin” – Guardiola mbron Xavin pas humbjes në El Clasico

Nuk ka asnjë dyshim që Barcelona janë në mes të një situatë mjaft të vështirë. Humbja të dielën ndaj Real Madridit, ishte një moment shumë i errët për katalanasit dhe është raportuar se ditët e Xavit në stol janë të numëruara.

Tani për tani, Xavi mbetet në krye të klubit, pasi që ende nuk e ka humbur mbështetjen e presidentit Joan Laporta.

Por tani një tjetër person që i ka dalë në krah teknikut spanjoll është Pep Guardiola. 43-vjeçari, ish-trajner i Barcelonës dhe momentalisht trajner i Manchester Cityt.


Në një prononcim të shkurtër pasi mori çmimin “Trajneri më i mirë” për vitin 2023, Guardiola e mbështeti Xavin, teksa i bëri thirrje ekipit të Barcelonës që të përmirësohen.

Pep Guardiola fiton çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA
Lexo po ashtu Pep Guardiola fiton çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA

“Është e lehtë të fajësosh trajnerin, por lojtarët duhet të bëjnë një hap para. Nuk ka ndonjë sekret, ata janë ata që luajnë. Jo gjithçka është faji i trajnerit”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Lojtarët duhet të bëjnë një hap para, nëse trajneri qëndron deri në fund, lojtarët duhet të shfaqin kualitetin e tyre, ata e kanë bërë këtë disa herë dhe do ta bëjnë përsëri”, përfundoi ai.

Tifozët tani presin një reagim të shpejtë nga Barcelona, dhe shpresojnë që këtë do ta marrin gjatë vikendit të ardhshëm, kur blaugranasit do të udhëtojnë në “Benito Villamarin” për përballjen me Real Betisin./Telegrafi/