Është 43 vjeçar, por vitet janë vetëm numra për Buffon – portieri legjendar mbrojti penalltinë ndaj Sassuolos

Ditë më parë, portieri legjendar, Gianluigi Buffon, njoftoi se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Juventusi.
43-vjeçari nuk ka vendosur akoma të pensionohet, mirëpo mendon se ka ardhur koha të largohet përfundimisht nga Zonja e Vjetër.
Ndërkohë, në ndeshjen e të mërkurës mbrëma, trajneri Andrea Pirlo vendosi ta inkuadronte në portë nga minuta e parë dhe nuk gaboi.
Një ndërhyrje të Leonardo Bonucci në Piero Giacomellit, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti.
Përgjegjësinë e mori Domenico Berardi, mirëpo Buffon e mbrojti goditjen e tij nga pika e bardhë. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
12/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































