LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian

Escobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian

Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të hapur derën e parë drejt BE-së dhe qeveria ka kapacitetin për të bërë atë që është e nevojshme që vendi të bëhet anëtar i plotë i Unionit, tha Gabriel Escobar, zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një ngjarje kushtuar të ardhmes euroatlantike të rajonit të mbajtur mbrëmë në Këshillin Atlantik në Uashington, ai deklaroi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian.

“Ata janë një partner i mirë dhe i përkushtuar dhe do të ofrojnë përfitime edhe për BE-në”, tha ai.


Sipas tij, procesi i anëtarësimit duhet të jetë më i shpejtë, duke vënë në pah shqetësimet e brendshme në BE.

“Ka votues që me të vërtetë shqetësohen se çfarë do të bënte zgjerimi për ta. Dhe mendoj se është një punë për të gjithë ne që t’i bindim ata se Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më i begatë me këto vende”, tha Escobar, duke aluduar për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Escobar tha se kriza në Ukrainë vetëm tregoi urgjencën e shtuar për zgjidhjen e problemeve në rajon, si ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe nevojën për përshpejtimin e proceseve që do ta çojnë rajonin në drejtimin e duhur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori