Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, ka shijuar një lidhje prej më shumë se një viti me këngëtaren Ajsel Abazi.

Dyshja janë shfaqur së bashku vazhdimisht në rrjete sociale, teksa edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.


Veç kësaj, ata vitin e kaluar u bënë prindër edhe të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Kian.

428486967 1549493902539656 4721338153735162449 n Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, në Instagramin e Erosit nuk ka asnjë fotografi e video të bashkëshortes së tij.

I njëjti ka lënë vetëm shtatë postime që përfshijnë, pushimet e karrierën profesionale si futbollist.

429342899 7444879545592660 4371847418135499823 n Foto: Screenshot/Instagram

Grezda shihet se nuk e ndjekë më, ndonëse nuk është konfirmuar asgjë nga ana e tyre.

Ajsel në anën tjetër ka fshirë gjithashtu të gjitha imazhet e përbashkëta, por mban akoma mbiemrin e futbollistit. /Telegrafi/

Erosss Foto: Screenshot/Instagram

collage 2 14 scaled