Erling Haaland ka hapur derën për një lëvizje të mundshme në Real Madrid në të ardhmen.

Kur u pyet për Real Madridin në intervistën e tij të fundit para tri ditësh, përgjigjja e tij ishte: "Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen".


Haaland mund të kishte thënë se është i lumtur në Man City, gjë që e tha dhe duket, se deri tani është kështu, por të ardhmës.

Haaland 3

Por ai zgjodhi të linte derën hapur duke lënë të kuptohet për mundësinë që të luajë së bashku me Kylian Mbappe në Real Madrid.

Megjithatë, ajo që mund të jetë e vështirë është përshtatja e pagës së Haaland dhe asaj të Mbappes në faturën e pagave të Real Madridit shkaku i Fair Play Financiar.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë një problem i madh, pasi Real Madridi pret një rritje të madhe financiare prej rreth 150 milionë euro kur të hapet Santiago Bernabeu i ri me kapacitet të plotë sezonin e ardhshëm.

Me të ardhura të tilla që vijnë çdo vit, Real Madridi mund të përballojë me lehtësi pagat e Haalandit pa e kaluar kufirin e tyre 'të ri' të pagave.

Raportet thonë se Haaland po insiston të përfshijë një klauzolë lirimi në çdo kontratë të re me Man Cityn.

tebas perez 1

Kjo do ta bënte më të lehtë për Florentino Perezin që të arrinte marrëveshje me kampin e norvegjezit. /Telegrafi/

telegrafi sport app