Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë këtyre ditëve ka vizituar Mbretërinë e Bashkuar.

E teksa ndodhen në kryeqytetin britanik, Veliaj nuk ka hezituar që të takojë nga afër edhe shumë njerëz nga komuniteti shqiptar atje.


Të shtunën ai ka vizituar lokalin e babait të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besnik Sahatçiut.

oranick 2560145193129225270514921548495368162623385n

Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi të familjes të realizuara bashkë me kryetarin e Tiranës.

Pjesë e mbrëmjes në lokalin e familjes Ora kanë qenë edhe nëna e Ritës, Vera Sahatçiu dhe motra e këngëtares, Elena Ora.

oranick 2560707824135039036579222230300104219235058n

“Gjithmonë kënaqësi të të shoh ty Z. Veliaj, kryetari i Tiranës, Shqipëri. Faleminderit për vizitën e komunitetit tonë në Londër”, ka shkruar Besnik Sahatçiu – Ora në Instagram.

Veliaj përndryshe është takuar edhe më parë me familjen e Rita Orës, kur ajo ishte për herë të fundit në Tiranë për një koncert në qershorin e vitit 2018.

rit3 2 Rita Ora në Tiranë, qershor 2018 (Foto: Arkiv)

Aso kohe, i pari i Tiranës i kishte dhuruar Ritës në shenjë mirënjohje “Çelësin e Qytetit”. /Telegrafi/

rittt Rita Ora në Tiranë, qershor 2018 (Foto: Arkiv)