Situata e Christian Eriksenit te Interi nuk duket e qëndrueshme dhe klubi italian tashmë është duke menduar për largimin e tij.

Mesfushori danez u transferua te Nerazzurrët në janar të këtij viti dhe nënshkroi kontratë prej dhjetë vjet e gjysmë.


Megjithatë, ai nuk i ka plotësuar pritshmëritë te zikaltrit, të cilët e paguajnë rreth 10 milionë euro në sezon.

eriksen 1 (Foto: Instagram/chriseriksen8)

Interi është duke kërkuar një klub për transferimin e Eriksenit, ndërsa bëhet e ditur se ai iu është ofruar disa klubeve nga Liga Premier.

Në mesin e tyre, sipas Football Insider, është edhe ish-klubi i tij, Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

telegrafi sport app