Eric Andre i ka këshilluar njerëzit të 'qëndrojnë të shëndoshë' pasi ka humbur afro 18 kilogramë në gjashtë muaj për sezonin e gjashtë të ardhshëm të “The Eric Andre Show”.

“Ka një arsye pse njerëzit e dobët ndihen keq dhe njerëzit e trashë janë të lumtur”, tha Andre për GQ në një intervistë të botuar të enjten.


Komediani, 40 vjeç, bëri shaka se 'njerëzit e shëndoshë' si "mundësit Sumo" dhe "Santa Claus", janë "të lumtur".

Screenshot 8 16 Foto: Instagram

“Unë them të qëndroj i shëndoshë. Nëse je i shëndoshë ose topolak, qëndro ashtu. Ndihesha shkëlqyeshëm...", shtoi ai.

Të premten, Andre bëri një postim në Instagram për të treguar si dukej para dhe pas tranformimit.

Screenshot 9 11 Foto: Instagram

Komediani theksoi tutje se pavarësisht transformimit dhe njohurive të reja për shëndetin dhe humbjen e peshës, sapo përfunduan xhirimet, ai "hëngri një picë".

Sezoni i gjashtë i "The Eric Andre Show" u shfaq premierë të dielën në Adult Swim.

Screenshot 10 9 Foto: Instagram

Përkundër se i duhej për xhirime, Eric thotë se nuk preferon të jetë i tillë. /Telegrafi/