Site icon Telegrafi

Erërat e forta në Pejë rrëzuan panelet diellore të një hoteli, u dëmtua kulmi i një shtëpie dhe një veturë

Foto: Ilustrim

Disa persona kanë raportuar se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku njërit ankues ia kanë dëmtuar kulmin e shtëpisë, ndërsa tjetrit ia kanë dëmtuar veturën e tij private.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në datat 20 dhe 21.12.2024 në rrugën e “UÇK”, në Pejë.

Tutje thuhet se rasti është nën hetime.

“Ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku njërit ankues ia kanë dëmtuar kulmin e shtëpisë, ndërsa tjetrit ia kanë dëmtuar veturën e tij private. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version