Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pëlqehet shumë në Maqedoni dhe për këtë tregojnë edhe rastet e ndryshme kur i njejti flet diçka në mediat e Maqedonisë lexohet nga shumica e qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, Telegrafi Maqedoni ka kontrolluar edhe faqen zyrtare të tij në Facebook ku duket se Maqedonia është në mesin e shteteve që e pëlqejnë shumë kryetarin e Turqisë.


Nga Maqedonia në Facebook Erdoganin e kanë pëlqyer 55.929 qytetarë të cilët në vazhdimësi ndjekin publikimet e tij, edhe pse shumica dërmuese e tyre janë në gjuhën turke.

Nga vendet e Ballkanit, vetëm Kosova është më para se Maqedonia me ''Like'' për presidentin turk. Nga Kosova e kanë bërë ''Like'' Erdoganin gjithësejt 64.225 qytetarë.

Më pas, vijnë shtetet e ballkanit si, Shqipëria me 26959 pëlqime dhe Serbia me 16.416 pëlqime./Telegrafi/

Like Erdogan 1

Like Erdogan 2

Like Erdogan 3

Like Erdogan 4