Erdogan: Zgjatet edhe për dy muaj "Marrëveshja e Detit të Zi" për drithërat ukrainase

Marrëveshja për eksportet e drithërave ukrainase është zgjatur me dy muaj, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Pakti, i cili ka mundësuar eksportin e sigurt të mallrave ukrainase përtej ujit, nesër do të mbaronte.
Bisedimet kanë ndodhur gjatë një dite pasi Rusia fillimisht refuzoi ta zgjasë atë për shqetësimet në lidhje me eksportet e saj të grurit dhe plehrave.
Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen korrikun e kaluar për të ndihmuar në trajtimin e një krize globale ushqimore të rënduar nga Lufta e Ukrainës.
Më herët sot, anija e fundit e mbuluar nga periudha aktuale u nis nga Ukraina për në Turqi, raporton skynews.
Erdogan e bëri komentin në një fjalim para zyrtarëve të Partisë së tij në pushtet AK.
Ndryshe, Ukraina njihet si një ndër shtetet kryesore që eksporton më së shumti drithëra. /Telegrafi/




















































