LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Referendumi për transformimin e Republikës së Turqisë

Erdogan: Referendumi për transformimin e Republikës së Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se votimi popullor i ditës së sotme, ky referendum nuk është një votim i zakonshëm.

“Në historinë e republikës janë kryer shumë votime në lidhje me sistemin parlamentar. Kemi kryer disa votime popullore, por ky votim popullor është preferenca për transformim, për një sistemi të ri qeverisës, një ndryshim në Republikën e Turqisë. Unë shpresoj se populli do të hapë rrugën për një zhvillim shumë më të shpejtë në këtë proces ndryshimi”, tha Erdogan, raporton Anadolu Agency.


Turqit janë duke votuar në referendum, që do të vendosë nëse vendi do të ndryshojë Kushtetutën për të krijuar sistemin presidencial – një lëvizje kjo që mund t’i jap presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan fuqi të reja dhe ta lejojë atë të qëndrojë në pushtet edhe për më shumë se 10 vjet të tjera.

E ardhmja e marrëdhënieve tashmë të tensionuara në mes të Bashkimit Evropian dhe Turqisë janë në rrezik dhe analistët parashikojnë se një fitore për Erdoganin mund të çojë në një ndërprerje të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Brukselit.

Turqit do të votojnë për 18 amendamente kushtetuese. Vota me “po” ose “jo” për këto ndryshime kushtetuese mund që të dobësojë Parlamentin e Turqisë, të eleminojë postin e kryeministrit, dhe t’i jap presidentit më shumë kontroll mbi gjyqësorin.

Për të kaluar këto ndryshime kushtetuese duhet vetëm një shumicë e thjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori