Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se “Bota po shikon barbarinë e një të sëmuri, një maniaku, një psikopati dhe vampirit që ushqehet me gjak të quajtur Netanyahu dhe po e shikon atë në transmetim të drejtpërdrejtë”.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të AK Partisë, Erdogan deklaroi se “gjenocidi i kryer nga Izraeli në Gaza ka hyrë në një fazë shumë më të përgjakshme me sulmet në rajonin Rafah ku janë strehuar miliona civilë”, tha Erdoğan i cili shtoi se një ditë më parë të paktën 45 palestinezë të pafajshëm u martirizuan në sulmin e kryer ndaj tendave ku civilët po luftojnë për mbijetesë në të ashtuquajturat zona të sigurta.
Duke u shprehur se zemra, shpirti nuk duron dot t’i shikojë pamjet, ai tha se një baba i dëshpëruar e tregon foshnjën e tij vetëm disa muajshe me kokën e prerë dhe se këtë ai ia tregon ndërgjegjes së botës dhe njerëzimit, nëse ajo ka dhe nëse i ka mbetur sadopak, raporton aa.
“Çfarë kërkuat nga 15 mijë fëmijë të pafajshëm? A nuk ka mbetur asnjë gjurmë humaniteti tek ju? Nuk keni ndërgjegje? Nuk keni aspak mëshirë? A nuk keni vlerë, nuk keni kufij, nuk keni të ndalur? Kaq armiqësor jeni ndaj njerëzimit? A nuk ju ka mbetur as edhe një pikë dhembshurie në zemrën tuaj? Asnjë fe në tokë nuk mund ta legjitimojë këtë brutalitet. Asnjë besim, asnjë ideologji, sado e çoroditur të jetë, nuk mund të justifikojë prerjen e kokës së një foshnjeje të pafajshme apo djegien e civilëve të pafajshëm për vdekje në tendat e tyre. Bota po shikon barbarinë e një të sëmuri, një maniaku, një psikopati dhe vampirit që ushqehet me gjak të quajtur Netanyahu dhe po e shikon atë në transmetim të drejtpërdrejtë”, tha i pari i shtetit turk.
“Shteti amerikan; ky gjak është edhe në duart tuaja. Ju jeni përgjegjës për këtë gjenocid aq sa Izraeli. Krerë shtetesh dhe të qeverive evropiane; Ju gjithashtu jeni bërë palë në këtë gjenocid, barbarizëm dhe vampirizëm të Izraelit. Sepse keni heshtur. Ata goditën spitalet, shkollat, xhamitë dhe ju heshtët. Ata goditën autokolonën e ndihmave, ju heshtët. Ata qëlluan gazetarë, mjekë, punonjës të ndihmës, ju heshtët. Në kopshtet e spitaleve u gjetën varre masive, nuk reaguat. Ju e mbështetët hapur Izraelin duke thënë ‘Hamasi'”, pohoi ai.
Duke thënë se në Gaza nuk kanë vdekur vetëm fëmijët e pafajshëm të njerëzimit, se nuk është përjetuar vetëm gjenocid, Erdoğan tha se teksa në Gaza vdes njerëzimi, edhe në Evropë ka vdekur demokracia, të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria e shtypit, të drejtat e grave dhe të fëmijëve.
Duke kërkuar që asnjë evropian të mos dalë më tani e tutje dhe të flasë për demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit me arrogancë duke tundur gishtin me një gjuhë superiore, Erdogan tha se Izraeli po vret njerëzimin në Gaza, ndërsa Evropa ka vrarë vlerat e veta, po shkel të gjitha vlerat që bëjnë ekzistenciale.
Presidenti Erdogan më tej vazhdoi duke thënë se “nga këtu, kam dy fjalë edhe për botën islame: Çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët? Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të reaguar? Qentë po hanë trupat e dëshmorëve në rrugët e Gazës. Terroristët izraelitë hyjnë në shtëpitë e myslimanëve dhe ndajnë foto nga dhomat e tyre të gjumit. Fëmijët myslimanë po masakrohen në spitale. Foshnjave po u priten kokat. Njerëzit po digjen në tenda. Kur do t’i shihni këto? Kur do të reagoni? Kur do të mblidheni dhe do të merrni një qëndrim të vendosur? Kur Organizata e Bashkëpunimit Islam do të ndjekë një politikë efektive, parandaluese kundër këtyre mizorive? Kur bota islame do të mbrojë të drejtat, ligjet dhe jetët e vëllezërve të saj palestinezë? Betohem se Allahu do t’ju kërkojë llogari për këtë, të gjithëve neve”.
“Allahu do të kërkojë llogari ndaj atyre që injorojnë, bëjnë sikur nuk dëgjojnë, qëndrojnë të heshtur dhe nuk reagojnë, ndërsa një grusht terroristësh kryejnë gjenocid ndaj myslimanëve në qendër të gjeografisë dhe zemrës islame. Të gjithë që jetojnë në këtë gjeografi duhet ta dinë dhe ta kuptojnë shumë mirë se: Derisa Izraeli të vendoset nën kontrollin e ligjit ndërkombëtar, deri kur ai ta shohë veten të detyruar nga ligji ndërkombëtar, askush, asnjë vend, asnjë shtet përfshirë Turqinë nuk është i sigurt. A mendoni se ky barbarizëm është i kufizuar me Gazën? Kurrë dhe kurrë, ata nuk do të ngopen me pirjen e gjakut. Nuk do të ndalen kurrën e kurrës, për sa kohë që do të ketë nga ata që i përkëdhelin shpinën”, tha presidenti turk.
Erdogan thotë se një Izrael që nuk njeh ligjin dhe rendin është kërcënim jo vetëm për Palestinën, jo vetëm për Gazën, por edhe për mbarë njerëzimin dhe paqen botërore, “Hitleri, gjurmët e të cilit ndiqen sot nga Netanyahu, edhe pse vonë u ndalua me aleancën e Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Tashmë ky gjenocid, brutalitet dhe barbarizëm duhet të ndalet menjëherë me aleancën e njerëzimit, para se të jetë tepër vonë dhe para se Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës të dalin plotësisht jashtë kontrollit”.
Pasi përgëzoi të gjitha vendet mike që njohin Palestinën si shtet dhe shfaqin qëndrim humanitar dhe të guximshëm, ai deklaroi se “deri më tani 147 vende e kanë njohur Palestinën si shtet. Kjo do të thotë, më shumë se tre të katërtat e 193 vendeve anëtare të OKB-së e kanë njohur Palestinën si shtet. Vendimi i përbashkët i 147 vendeve nuk mund t’i lihet tekave të Këshillit të Sigurimit, i cili përbëhet nga 5 anëtarë. Ftojmë të gjitha vendet mike dhe vëllazërore të kundërshtojnë këtë padrejtësi. E përsëris se bota është më e madhe se 5. 147 është më e madhe se pesë. Ndërgjegjja e njerëzimit të përbashkët është më e madhe se 5”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?
"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet
Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian