Erdogan akuzon SHBA-të për shitjen e armëve kurdëve sirianë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi SHBA-të për shitjen e armëve një grupi të armatosur kurdë sirian i konsideruar si “terrorist” nga Ankaraja.
“Brenda tre ditëve, dy avionë me ngarkesë me armatime janë dërguar në Kobane (Siri) për PYD-në dhe YPG-në”, u shpreh presidenti turk.
Udhëheqësi turk deklaroi se kishte biseduar për këtë çështje me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden por nuk ka marrë një përgjigje të arsyetuar.
Për Turqinë, YPG-ja (Unitetet për mbrojtjen e popullit kurd) dega e armatosur e partisë kurde siriane PYD është pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e konsideruar nga ana e Ankarasë si një organizatë terroriste. /kp/
Nga
Telegrafi
23/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































