LAJMI I FUNDIT:

Erdi nga Prishtina, feston në tri data ditëlindjen e tij

Erdi nga Prishtina, feston në tri data ditëlindjen e tij

Në 29 shkurtin e vitit 2012 ishte organizuar festë e madhe në familjen Ibrahimi në Prishtinë. Erdi po mbushte katër vjet. Shokët, shoqet dhe anëtarë të rritur të farefisit ishin mbledhur për ta nderuar Erdin.

Për herë të parë ai po festonte në datën e tij të lindjes. Tri herët e tjera, prindërit ia kishin festuar herë më 28 shkurt e herë më 1 mars. Ngjashëm, Erdi me familje festoi edhe më 2013, 2014 dhe 2015, tregon nëna e Erdit, Mikereme Ibrahimi (42), shkruan sot “Koha Ditore”.

Mikeremja, që deri para tre vjetësh kishte punuar si mësimdhënëse e anglishtes, thotë se Erdi u lind më 29 shkurt 2008, për shkak të komplikimeve gjatë shtatzënësisë së saj. Ishte në fillim të muajit të nëntë të shtatzënësisë.


“Ka qenë lindje urgjente. Ka qenë tri ose katër javë para terminit. Është dashur të lindja në fund të marsit, por ka qenë urgjente dhe kam kryer lindjen me prerje cezariane”, kujton Mikereme Ibrahimi. “Ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë aq e vështirë, saqë nuk na ka ra në mend me zgjedh as datë e as kurrgjë hiç. Por kështu u desht dhe u bo”.

Në trend Lajme

Më shumë
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Kronika e Zezë
Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lajme
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike

Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori