Eranda Ramadani, karateistja e suksesshme bëhet me klubin e saj (Video)
Eranda Ramadani ka filluar të merret me këtë sport, që nga mosha gjashtë vjeçare.
Tash e nëntëmbëdhjetë vite, karateja është bërë pjesë e pandashme e saj.
Eranda Ramadani, ka një muaj që ka hap edhe klubin më të ri të karatesë, “Dardanët”. Ajo ka thënë se dëshiron që përmes këtij klubi të ua përcjellë dashurinë që ka për këtë sport edhe gjeneratave të reja.
“Me sportin e karatesë merrem prej vitit 2000. Kam marrë pjesë në gara të ndryshme ku edhe kam fituar çmime të ndryshme”, thotë Eranda Ramadani për RTV Dukagjinin.
Hapat e parë të karatesë, i mori nga babai, njëherazi trajner i saj. Të kesh një numër të madh të fëmijëve brenda klubit, është e vështirë, por për Erandën është më shumë se kënaqësi.
“Është vështirë por edhe kënaqësi të punosh me fëmijë. Aftësitë që i kemi fituar, bashkë me trajneren Donjeta mundohemi në mënyrë maksimale t’ua përcjellim fëmijëve”, tha më tej Eranda Ramadani.
Tashmë pjesë e klubit “Dardanët”, janë më shumë se 30 fëmijë, të grup moshave nga 6 vjet deri në 15 vjeç. Ata duhet të ushtrojnë një orë e gjysmë, tri herë në javë.
Nëntë vjeçarja, Enea Ramadani, e cila është pjesë e klubit, ka thënë se kur të rritet dëshiron të bëhet një karateiste e dalluar.
“Ushtroj prej dy vitesh karate dhe kam dëshirë kur të rritem të bëhem një karateiste e zota dhe të bëhem e fortë. Këtu luajm dhe mësojmë”, tha Enea Ramadani.
Ndërsa për Blert Gërbeshin, ky sport mbetët ndër sportet më inteligjente. “Ushtroj karate prej një viti e gjysmë. Mua më pëlqen karateja shumë sepse është një sport intelegjent. Unë këtu kam bërë shumë shokë dhe shoqe”, tha Blert Gërbeshi.
Edhe Dina Beroviç, e cila vjen me padurim në këtë klub, ka thënë se pjesa më e mirë për të, është ekzekutimi i teknikave. “Këtu kam shumë shoqe. Trajnerja është shumë e mirë. Ushtroj karate prej një viti e gjysmë”, tha Dina Beroviç.
Të gjithë fëmijët ishin shumë entuziastë që po mësonin këtë lloj sporti.
Por, njëherit ata duhet të respektojnë edhe rregullat e tij, e ndër kryesorët sipas kryetrajnerës Eranda Ramadani, është qetësia./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër