Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në skenën e muzikës dhe tashmë ka publikuar disa projekte që janë mirëpritur nga fansat e saj.
Së fundmi artistja po shijon suksesin e bashkëpunimit të ri që solli me reperin, Buta “5 AM”.
Kënga u soll edhe me videoklip, në të cilin Era dukej si përherë në formë të mirë dhe e veshur me shumë stil.
Ndërsa, sot (e premte) autorja e hitit “Bon bon” ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të fundit.
Era dukej provokuese dhe tejet atraktive në disa veshje të ndryshme teksa të shumta ishin edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj.
Ndërkohë, theksojmë që krahas projekteve, Istrefi iu është rikthyer edhe performancave me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
“5AM” përndryshe u publiku më 10 nëntor dhe deri më tani ka grumbulluar gati gjysmë milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/