LAJMI I FUNDIT:

Epilogu i shpërtimit në Paris: Katër persona të vdekur e 10 të plagosur rëndë

Epilogu i shpërtimit në Paris: Katër persona të vdekur e 10 të plagosur rëndë

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Paris, në një furrë buke. Bilanci duket dramatik, me katër persona të vdekurm dy prej tyre zjarrfikës, ndërsa 37 të tjerë janë lënduar, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Siç raportojë mediat vendase, të cilat citojnë burime nga policia, një pallat është në flakë dhe  deri tani është raportuar për katër persona të vdekur dhe 37 të plagosur, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë

Shpërthimi, sipas policisë është shkaktuar nga një rrjedhje gazi.


Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit, në një ndërtesë të lagjes turistike “Grands Boulevards”, afër muzeut “Grevin”, ku zjarrfikësit kishin ndërhyrë për një rrjedhje gazi.

“Shpërthimi ndodhi kur njerëzit ishin në rrugë dhe zjarrfikësit brenda godinës”, ka shpjeguar edhe ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.

“Nuk do të hyj në detaje për viktimat njerëzore, por bilanci është i rëndë dhe serioz. Rreth 200 zjarrfikës janë mobilizuar, 100 policë janë të pranishëm. Situata tani është nën kontroll dhe të gjitha shërbimet mjekësore janë të mobilizuara”, tha ministri i Brendshëm, Christophe Castaner.

Edhe Prokurori i Parisit, Remy Heitz ka konfirmuar nga vendngjarja se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi aksidentale.

Shpërthim i fuqishëm në Paris, raportohet për të plagosur (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në Paris, raportohet për të plagosur (Foto/Video)

“Fillimisht kishte një rrjedhje gazi, më pas mbërritën zjarrfikësit dhe ndodhi edhe një shpërthim që shkaktoi zjarr”, tha Rémy Heitz, prokuror i Parisit.

Përveç tyre, në vendngjarje kanë mbërritur edhe kryeministri Edouard Philippe, si dhe kryebashkiakja Anne Hidalgo. E gjithë kjo ndodh ndërsa në anën tjetër të Parisit, “jelekverdhët” nisën të mblidheshin para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në zonën lindore të qytetit, për të 9-n fundjavë mobilizimi kombëtar. Rreth 80 mijë oficerë policie janë në gatishmëri në të gjithë vendin.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori