Futbollistet e skuadrës EP Hajvalia janë kampione në Sigal Superligën e Kosovës për edicionin garues 2022/23. Për skuadrën e drejtuar nga Suad Keçi ky është titulli i dytë radhazi.
Deri te kurorëzimi me titullin e kampionit, futbollistet e EP Hajvalisë arritën pas fitores në ndeshjen e javës së 21-të, të fundit për këtë edicion, përballë rivales direkte, Mitrovicës, me rezultat 3:1, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Para kësaj ndeshjeje të dyja ekipet kishin pikë të barabarta në renditje, derisa dy ndeshjet e tyre të ndërsjellta kishin përfunduar pa fitues. Për dallim nga pak ditë më parë, kur Mitrovica mbizotëroi në finale të Kupës së Kosovës, duke iu gëzuar trofeut, kësaj radhe shumë më mire ndeshjen e menaxhuan futbollistet e EP Hajvalisë, ndonëse pas pjesës së parë ishin në disavantazh.
Në fakt, rezultatin e zhbllokoi Flora Musaj, me golin e minutës së 42-të, duke e çuar Mitrovicën në pushim me epërsinë e një goli.
Megjithatë, në vazhdim lojtaret e EP Hajvalisë luajtën dukshëm më mirë dhe arritën të përmbysin rezultatin me golat e realizuara nga Verona Berisha (58’), Feride Kastrati (64’) dhe Albulena Guri (87’).
Kjo ndeshje u zhvillua me sistemin VAR, duke pasur parasysh rëndësinë e saj.
Në fund medaljet dhe trofeun për ekipin kampion i ndanë Vjollca Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe Valbona Gashi Uka, menaxhere e futbollit të femrave.
Titulli i kampionit në Sigal Superligë ia mundëson EP Hajvalisë që për të dytin vit radhazi të marrë pjesë në garat e Ligës së Kampionëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?