I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Trumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa që nga 17.05.2024, po vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.
Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Sekiraqa do të duhej që të ishte në paraburgim nga masa paraprake që ishte në liri që nga data 03.05.2024 kur ishte shpallur aktgjykimi ndaj tij dhe i ishte zëvendësuar masa nga arresti shtëpiak, por që ende nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia e Kosovës më 20.05.2024 ka konfirmuar se Sekiraqën e kanë kërkuar në shtëpinë e tij tri ditë radhazi, më 17,18 dhe 19.05.2024, por nuk është hasur aty. Organet e rendit thonë se po punojnë për ta lokalizuar atë.
Sipas Policisë së Kosovës, pikat kufitare janë njoftuar se në momentin e parë që hasin në Enver Sekiraqën ta ndalojnë atë, pasi i njëjti u bë i paarritshëm për organet e sigurisë në katër ditët e fundit.
Akgjykimi ndaj Sekiraqës ishte shpallur më datë 03.05.2024 ndërsa Prokuroria ushtroi ankesë ndaj aktvendimit për zëvendësim të masës nga arresti shtëpiak për në liri që e nxori trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Agim Kuçi. Lidhur me këtë ankesë Gjykata e Apelit mori vendim që të aprovojë këtë ankesë dhe të njëjtin ta rikthente në masën e paraburgimit, sipas aktvendimit të datës 17.05.2024.
Avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi tha më 18.05.2024, se nuk di asgjë për klientin e tij dhe se vendimin e Apelit e kishte pranuar përmes rrjeteve elektronike.
“Unë nuk mund të konfirmoj, kjo quhet arrati por nuk mund të konfirmoj se është arrati sepse nuk kam informacione, pikë jo kontestuese është se Policia nuk e ka gjetë në shtëpi, këtë e di e pashë edhe prej portaleve, por që është në arrati këtë nuk e di. Nuk kam asnjë informacion”- tha Kelmendi më 18.05.2024.
Më 03.05.2024, Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Prishtinës për shtytjen në vrasje të policit Triumf Riza në vitin 2007.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda i kryesuar nga Agim Kuçi dhe me anëtarët Ngadhnjim Arrni e Medije Bytyqi.
Kjo përbën herën e tretë që Sekiraqa dënohet për shtytjen e vrasjes së Rizës 17 vite më parë. Për herë të parë në vitin 2016, Sekiraqa ishte dënuar me 37 vite burgim kurse në vitin 2019 me 30 vite burgim.
Në shpallejn e aktgjykimit më datë 03.05.2024 Sekiraqa nuk ishte prezent në gjykatore.
Më 03.05.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë pasi e kishte dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite dënim me burgim për rastin e vrasjes së policit Triumf Riza, gjyqtari Agim Kuqi e kishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqën.
Për këtë çështje ka bërë ankesë edhe Prokuroria Speciale ndërsa vetëm disa ditë më vonë, më 17.05.2024, Gjykata e Apelit kishte vendosur që ta kthente në paraburgim.
Vendimi i Apelit i kishte shkuar edhe Policisë së Kosovës, por kjo e fundit nuk e gjeti në shtëpi të akuzuarin.
“Meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njejti nuk është hasur në shtëpi. Po ashtu me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kan kërkuar të njejtin, por nuk e kanë hasur në shtëpi”- thuhet në përgjigjen e policisë më datë 18.05.2024.
Mediumi ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës të hënën (20.05.2024) nëse kanë vazhduar kërkimet për Sekiraqën.
Në një përgjigje me shkrim policia ka konfirmuar se i ka shkuar në shtëpi Sekiraqës edhe më 19.05.2024, por sërish nuk ka hasur në të.
“Policia e Kosovës sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor më datë 17, 18 dhe 19.05.2024, e ka kërkuar të njëjtin në adresën e banimit të tij, por i njëjti nuk ishte gjetur”- thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
PK-ja më tej ka theksuar se meqë i njëjti nuk ishte hasur në shtëpi, Policia e Kosovës përmes zyrtarëve kompetentë, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, ndërsa sot më datën 20.05.2024, me raport njoftues është njoftuar gjyqtari i rastit, se i pandehuri është kërkuar në adresën e banimit dhe nuk është gjetur.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare, drejtoritë rajonale policore dhe mbetet në kërkim të pandehurit për zbatim të Aktvendimit të Gjykatës së Apelit dhe vendimeve të organeve të drejtësisë”-thuhet tutje në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Mediumi më 20.05.2024 ka tentuar të kontaktojë me avokaten e cila ka përfaqësusr Sekiraqën, Kosovare Kelmendi por deri në publikimin e këtij artikulli ajo ka qenë e paqasshme.
Ngjashëm është ka vepruar edhe me avokatin tjetër, Besnik Berishën i cili në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit i njëjti kishte ushtruar përgjigje në ankesën e Prokurorisë Speciale, por që ai nuk është përgjigjur përmes telefonit.
Si u lirua Enver Sekiraqa nga masa e sigurisë dhe cili ishte vendimi i Apelit?
Më 03.05.2024, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Sekiraqën ta dënonte me 25 vjet burg për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës.
Në dosjen që ka siguruar KALLXO, jepet edhe arsyetimi pse gjyqtari Agim Kuçi vendosi që ta lironte nga masa e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqen.
Sipas dosjes pas shpalljes së aktgjykimit, dhe sigurimit të Sekiraqës në procedurën ndaj tij, gjykata kishte vlerësuar edhe se kishin përfunduar shkaqet për të cilat i ishte caktuar dhe vazhduar masa e arrestit shtëpiak.
“Andaj gjykata tani ka vlerësuar se kanë pushuar të gjitha shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak, ngase i akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale për të cilën është akuzuar dhe ndaj të njëjtit është bërë shpallja e aktgjykimit, andaj të akuzuarit i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, ashtu që Gjykata urdhëron që i njëjti të mbrohet në liri”- thuhet në vendimin e marrë nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Agim Kuçi.
Menjëherë pas këtij vendimi, Prokuroria Speciale kishte shfrytëzuar të drejtën e ankesës dhe e njëjta ishte aprovuar.
Prokuroria Speciale kishte dorëzuar ankesën në të njëjtën datë me shpalljen e aktgjykimit në Gjykatën e Apelit e kjo e fundit më pas kishte marrë vendim që të aprovonte pretendimet dhe të rikthente Sekiraqën në paraburgim.
Dosja tregon edhe pretendimet e Prokurorisë Speciale dhe kërkesën e tyre që Sekiraqa të kthehej në masë të sigurisë atë të paraburgimit.
Në ankesë thuhet se gjykata në shpalljen e aktgjykimit nuk ka marrë parasysh edhe rrezikshmërinë e veprës penale, vendin ku është kryer vepra penale, mënyrën e kryerjes, pasojat e shkaktuara duke u arsyetuar se kanë pushuar shkaqet me të cilat është caktuar dhe vazhduar masa e arrestit shtëpiak.
“Meqenëse gjykata ka shpallur fajtor të pandehurin me burgim në kohëzgjatje prej 25 viteve të formës së prerë, andaj marrë përbazë faktin se i akuzuari është shpallur fajtor dhe se vepra është shumë e rëndë, duke marrë parasysh se ka humbur jetën një person zyrtar vendimi për lirim është i paparanueshëm”- thuhet në ankesën e Prokurorisë Speciale.
Kolegji i Apelit kishte thënë se kishin marrë për bazë dhe kishin trajtuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale dhe kishin vendosur që ta aprovojnë ankesën dhe ta kthejnë Sekiraqën në paraburgim.
“Kolegji ka parasysh rrethanat e këtij rasti që rrjedhë se vepra penale është e rëndë dhe se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë është i lartë, këto dy rrethana e ngritin lartë rrezikun e arratisjes se të pandehurit poqëse i njëjti lihet i lirë për tu mbrojtur në liri”- thuhet në njërën nga paragrafet e Gjykatës së Apelit në vendimin që kanë marrë më 17.05.2024.
Në vendimin e Apelit thuhet edhe se përgjigjen në ankesën e Prokurorisë Speciale e ka paraqitur avokati Besnik Berisha, i cili ka propozuar që ankesa të hidhet si e pabazuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje