Kur fëmija juaj nuk mund ta kontrollojë urinimin në shtrat, kjo është shqetësuese. Ja disa këshilla se si mund ta zgjidhni këtë çrregullim që shkakton frustrim tek fëmijët dhe ndjenjën e turpit.
Valbona Nushi Stavileci, Pediatër
(Specialiste për fëmijë)
QKUK, Klinika e Pediatrisë, Reparti i Nefrologjisë
tel: 045 655 444
email: elitaplusvs@hotmail.com
Enureza (urinimi i pavullnetshëm), është kur fëmija më i madh se 5 vjeç laget në gjumë. Nëse fëmija laget ditën, ose para se të hyjë në tualet lëshon disa pika, apo rrjedhë pandërprerë urinën; urinon me ndërprerje; urinon shumë shpesh ose shumë rrallë; atëherë duhet të lajmëroheni për ekzaminime më të detajuara. Nëse i ndotë brekët me nevojë të madhe, gjithashtu duhet të lajmëroheni te mjeku.Fëmija fillon të kontrollojë urinimin pas moshës 2 vjeç dhe deri në tre vjeç 78% të fëmijëve nuk lagen natën. Deri në moshën 5 vjeçare nuk duhet të brengosemi, sidomos te rastet që në familje anëtarët tjerë kanë pasur të njëjtin problem, përveçse duhet ta informoni mjekun tuaj dhe të këshilloheni me të.
Nëse fëmija juaj nuk është lagur për një kohë të gjatë dhe më pas prapë ka filluar problemi, ju duhet patjetër të kërkoni mendimin e mjekut.
Deri në 10% të fëmijëve mund të kenë këtë problem. Te gjinia mashkullore e hasim dy herë më shpesh se te gjinia femërore. Mund të gjendet edhe te të rriturit deri në 1%. Prandaj nuk duhet të konsiderohet si fatkeqësi që po ju ndodhë vetëm juve, meqenëse kjo pastaj do të ndikoj në vetëbesimin e fëmijës suaj.Shkaku mund të jetë gjumi i rëndë dhe zgjimi i vështirë. Prodhimi i rritur i urinës gjatë natës, në veshkat e fëmijës suaj. Fshikëza urinare e fëmijës mund të jetë shumë iritabile dhe e gatshme të kontrahohet shumë shpesh që të zbrazë urinën. Si dhe faktori i trashëgimit, nëse në familje kemi anëtarë tjerë me të njëjtin problem.
E rëndësishme është që pasi mjeku ta verifikojë me ekzaminim, fëmija nuk ka asnjë çrregullim, të mbahet një ditar treditor: orën sa herë shkon në tualet, sasinë sa urinon, sa pinë, sa herë defekon. Si dhe ta vëzhgojë fëmijën vet.
Nëse mjeku e vërteton se gjithçka është në rregull, atëherë jepen këshillat si të ulet fëmija drejt në guacë, si të relaksohet, të mbështeten këmbët, të shkohet >6 herë në tualet, të zbrazen zorrët një herë në ditë. Mos të pihet ujë pasi që të flejë.
Kurdisja e alarmit është këshilla e parë e trajtimit dhe fillohet pas moshës 6 vjeç. Kurdiset alarmi 1.30-2 orë pasi të flenë, fëmija zgjohet dhe kthjellet për të urinuar. Suksesi pritet deri në tre muaj. Dhe në 2/3 e rasteve është i suksesshëm. Nëse një muaj nuk laget edhe pasi është ndërprerë alarmi, konsiderojmë se është shëruar. Dhe, për suksesin fëmija duhet të shpërblehet. Në treg ka lloje të ndryshme të alarmeve: me zile, me dridhje.
Trajtimet tjera të mundshme janë medikamentoze dhe para se të fillohet duhet të bëhen ekzaminime nga mjeku i specializuar për këto probleme, pediatri- nefrolog, uroterapisti, urologu -pediatrik.
Valbona Nushi Stavileci, ka ndjekur Edukimin subspecialistik për nefrologji në Spitalin e mirënjohur terciar botëror të subspecializuar për fëmijë “Great Ormond Street Hospital for Children ” në Londër, Britani e Madhe.
Është edukuar për problemet e fëmijëve që nuk e kontrollojnë urinimin: Edukimi subspecialistik Nefro-Urologjik për Testimet Urodinamike te fëmijët, Universiteti Lincoping në Suedi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi