Entuziazmi i jashtëzakonshëm pas rikthimit në Ligën e Kampionëve – tifozët e Napolit blenë biletat brenda 33 minutash

Tifozët e Napolit mezi presin ndeshjen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve këtë sezon, aty ku do të ndeshen me anglezët e Manchester Cityt.
Napoli luan në udhëtim te Manchester City ndeshjet e para të fazës së ligës në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.
Rikthimi i tyre në garën elitare të klubeve evropiane ka sjell entuziazëm të madh te tifozët e kampionit të Italisë.
Sipas gazetës Il Mattino, të gjitha biletat për super ndeshjen e Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme në Mançester, u shitën brenda 33 minutash.

Ato dolën në shitje në orën 3 të pasdites për mbajtësit e Kartës Fidelity, por ishte pothuajse e pamundur të sigurohej një biletë që në fillim. Por asgjë e papritur.
Seksioni mysafir i stadiumit Etihad — me afërsisht 4,500 vende të rezervuara për ndeshje ndërkombëtare si ajo e së enjtes — padyshim që do të jetë tërësisht blu më 18 shtator për të nderuar ndeshje e parë evropiane për ekipin e Antonio Contes. /Telegrafi/


















































