Enis Bytyqi vjen me këngën e re "Kujtime"

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Enis Bytyqi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.
"Kujtime" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit Pop.
Producent i këngës është Rzon, gjersa është shoqëruar edhe me një klip mjaft interesant.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe këngëtari Bytyqi erdhi i perfeksionuar edhe në koreografi.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Revange Films.
Enis Bytyqi përndryshe është shumë aktiv në muzikë me projekte muzikore të shumta, të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/10/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































