Reprezentuesit e Maqedonisë së Veriut në futboll janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Antalia të Turqisë për dy ndeshjet miqësore të muajit mars që do ti luajnë ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.

Enis Bardhi së bashku me futbollistët tjerë si Ezgjan Alioski, Agon Elezi, Visar Musliu janë bashkuar në kampin e Maqedonisë në Antalia, ndërsa për shkak lëndimeve në këtë grumbullim do të mungojnë Isnik Alimi dhe Erdon Daci.


IMG 3624

IMG 3625

Përfaqësuesja e Maqedonisë të dyja ndeshjet do ti luaj në tokën turke, ku me 22 mars do të përballet fillimisht me Moldavinë, teksa tre ditë më vonë do të luaj sfidën me Malin e Zi./Telegrafi/ 

IMG 3626

telegrafi sport app