Poezi nga; Langston Hughes Përktheu: Kujtim Morina
Mbaju fort te ëndrrat
Sepse kur ëndrrat vdesin
Jeta është si një zog krahthyer
Që s’mund ta prekë më qiellin.
Mbaju fort te ëndrrat
Sepse kur ëndrrat shkojnë
Jeta është si një fushë djerrë
E ngrirë kallkan me borë.