“Ëndrra juaj, dëshira jonë”. Ky ishte slogani i spikatur në rrugët e Rosarios të enjten mbrëma ndërsa tifozët e Newell’s Old Boys bënë paradë si një presion për të bindur Lionel Messin të kthehej në klubin e tij të fëmijërisë.

Messi erdhi nëpër radhët e të rinjve të ekipit argjentinas përpara se të bashkohej me Barcelonën në vitin 2001 dhe të vazhdojë të fitojë një rekord prej gjashtë Topave të Artë mes çmimesh e trofesh të panumërta të tjera.


Megjithatë, pas gati dy dekadash në Camp Nou, 33-vjeçari tani ka dorëzuar një kërkesë për largim nga Barcelona, ndërsa ai duket se do të lëvizë nga klubi që nuk arriti të fitojë një trofe sezonin e kaluar.

Ndërsa Manchester City është favorit për të nënshkruar Messin nëse ai duhet të sigurojë një largim, Newell’s nuk ka hequr dorë nga shpresa e kthimit të yllit argjentinas.

Tifozët më besnikë të klubit të fëmijërisë së Messit kanë dalë në rrugë në një shfaqje mbështetjeje për rikthimin e sulmuesit në klubin nga qyteti i Rosarios.

Parada e tyre të enjten mbrëma në Rosario me flamuj kuq e zi dhe slogane të ndryshe kanë pushtuar rrjetet sociale.

“Ëndrra juaj, dëshira jonë”, ishte slogani më i spikatur i tifozëve të cilët kërkonin rikthimin e Messit te Newell’s Old Boys.

Përveç Cityt dhe klubit argjentinas, interesim për transferimin e Messit kanë shprehur edhe Interi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

https://twitter.com/SuhailKazmi7/status/1299249745181859840

telegrafi sport app