LAJMI I FUNDIT:

Ende i pa zbardhur rasti i vrasjes së doganierit të EULEX-it

Ende i pa zbardhur rasti i vrasjes së doganierit të EULEX-it

Ishte nisur për në punë bashkë me kolegët e tij. Audrius Senavicius po shkonte në drejtim të pikës kufitare në veri të Kosovës për ta filluar ndërrimin, kur nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të veturës me të cilën po udhëtonte mbeti i vrarë doganieri i EULEX-it.

Për këtë vrasje që ndodhi më 13 shtator 2013 nuk u ngrit asnjëherë ndonjë aktakuzë. Madje as pas shumë hetimesh, nuk është njoftuar për ndonjë të dyshuar që ka mundur ta kryejë këtë krim.

E janë Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX të cilët i kanë thënë Dukagjinit se akoma janë në kërkim të vrasësve të prestarit të tyre.


Madje ky mision edhe jep shpërblim për atë që i ndihmon në zbardhjen e krimit.

“Deri më sot, autori apo autorët e kësaj vrasjeje nuk janë identifikuar dhe për këtë arsye nuk është ngritur aktakuzë. EULEX-i apelon që çdo person që mund të ketë informacione për këtë rast të dalë. Misioni ofron një shpërblim prej 82, 000 euro për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e autorit apo autorëve të kësaj vrasjeje” është përgjigjur EULEX, për RTV Dukagjini.

Nga EULEX po ashtu i kanë thënë televizionit që ky rast i është dorëzuar autoriteteve kosovare të drejtësisë menjëherë pasi që kanë përfunduar mandatin e tyre në Kosovë.

“I gjithë misioni iu dorëzua autoriteteve të Kosovës dosjet e rasteve të personave të pagjetur, si dhe dosjet e tij policore, prokuroriale dhe gjyqësore”, kishte njoftuar EULEX.

Dukagjini ka dërguar pyetje në drejtim të institucioneve të drejtësisë në vend pora koma nuk ka marr përgjigje.

E tëra çfarë mbete si dëshmi se Audrius Senavicius u vra në Kosovë, është një pllakë përkujtimore në vendin ku ai vdiq nga plagët e armës së zjarrit, në dalje të Komunës së Zveçanit. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori