Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, u ka uruar të gjithë ndjekësve të saj festën e Krishtlindjes.

Këtë ajo e ka bërë përmes një seti fotografik, të publikuar në rrjetin social Instagram.


Këngëtarja ka realizuar disa imazhe me ngjyrën rozë në prapavijë, teksa duket mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një fustan të shkurtër.

enca 1325904982120852304505782430054915608177774n

Enca duket shumë e buzëqeshur, ndërsa nuk heziton të vërë në pah hiret trupore për fansat e saj të shumtë.

"Gëzuar Krishtlindjet, ju uroj pafund dashuri dhe lumturi", ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive.

enca 13220163411389533766249744542808778950328366n

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren për dukjen.

Enca përndryshe ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti në muzikë, me projekte që janë pritur kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/

enca 1322893031476877568724922792217880253370692n

enca 1322585258065928865577422808434055292808016n