Enca publikon një pjesë të klipit të ri që lansohet të premten

Këngëtarja e popullarizuar, Enca Haxhia, është duke punuar në projektin e ri muzikor.
Ajo tashmë pothuajse ka finalizuar xhirimet e videoklipit, gjersa ka njoftuar fansat e saj se kënga pritet të publikohet të premten.
E njëjta në rrjetet sociale ka sjellë një pjesë të shkurtër të klipit të ri, në të cilin shfaqen disa vajza mjaft provokuese.
"Jealous, së shpejti, ose më saktë të premten", ka shkruar 23-vjeçarja krahas videos.

Enca këtë vit solli disa projekte të suksesshme, kurse kënga e fundit e publikuar nga ajo është "Hajde", në bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/07/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































