Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

"Jealous" mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike dhe flet për xhelozinë.


Kënga dhe teksti janë realizuar nga vet Enca, gjersa orkestrimi është bërë në BigDealRecords.

Klipi i këngës është mjaft veror, dhe në të Enca shfaqet në disa skena mjaft provokuese të xhiruara në plazhin e bregdetit shqiptar.

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Tirana, MAX Production.

Ky prjojekt muzikr i këngëtares i pason bashkëpunimit me Muharrem Ahmetin, këngën "Hajde" e cila ishte pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/