Është njëra nga artistet shqiptare e cila tërheq vëmendje gjithnjë dhe thuajse në çdo paraqitje të saj. 

Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, teksa është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe në Instagram numëron mbi dy milionë njerëz.


23-vjeçarja së fundmi ka publikuar një fotografi atraktive nga një jaht super luksoz, ndërsa e shoqëron me një mesazh interesant.

69683169 2378863525705008 628618822261145600 n Enca Haxhia (Foto: Instagram)

"Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, por është më mirë të qash në jaht(sidomos kur janë lotë gëzimi)", ka shkruar krahas këtij imazhi artistja shqiptare.

Këtë vit, e njëjta ka qenë mjaft aktive si në projekte e po ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore.

Enca gjithashtu u bë pjesë edhe e filmit "I Love Tropoja" të Ermal Mamaqit, ku siç është paralajmëruar do ketë një rol mjaft të veçantë. /Telegrafi/