Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, di shpesh të befasojë publikun dhe fansat e saj të shumtë.

Ndonëse njihet për guximin e saj, bukuroshja së fundmi ka bërë një ndryshim të madh në dukje, duke ndërruar stilin e flokëve.


Ajo ka vendosur të largohet nga stili prej biondeje, teka ka lyer flokët me një ngjyrë më të errët, më ndryshe ngaqë ishim mësuar.

Këtë e bëri ditur përmes postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo vjen e mahnitshme, përkundër se e kishte shumë të vështirë të bënte këtë ndryshim në pamje.

"Epokë e re, Enca e re", është përshkrimi që ia ka vënë njërës fotografi të publikuar në InstaStory.

85259226 2560054870931869 6997167758647492608 n Enca (Foto: Instagram)

Artistja Haxhia këto ditë ka qenë mjaft e angazhuar në promovimin e filmit të ri "I Love Tropoja" të Ermal Mamaqit, në të cilin ka një nga rolet kryesore. /Telegrafi/

84401819 2593221517467601 6100016985356107776 n Enca (Foto: Instagram)