Enca me disa thumbime për yjet tjera shqiptare

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, me sa duket ‘e ka perjetuar’ keq faktin që nuk ka qenë e ftuar në asnjë dasmë të bërë së fundmi nga disa yje shqiptare.
Këngëtarja ka shprehur disa fjalë në profilin e saj në Instagram në lidhje me eventet më të përfolura të momentit.
Ajo thotë se ka mundësi që edhe vet ajo të jetë martuar, por nuk ka treguar askujt.
“Me gjithë këto dasma që po bëhen, kam nisur të mendoj për veten. E dini çfarë… askush nuk do ta dijë kur unë të martohem. Mbase unë jam martuar qëkur dhe askush prej jush s’e di", shprehet Enca në InstaStory. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/09/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































