Raportimet e fundit që vijnë nga Italia shkruajnë se Emre Can do të bashkohet me Juventusin.

Mesfushori ka kontratë deri me 30 qershor me Liverpoolin dhe do të largohet pas kësaj date.


Madje Sky Sport Italia shkruan se gjermani do të jetë edhe më herët për testet mjekësore ku edhe do të nënshkruajë kontratën.

GettyImages 930032294 Emre Can i Liverpoolit . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Mësohet se ai do të nënshkruajë për pesë vit me një pagë prej 6 milionë euro.

Can ka qenë i ftuar në ndeshjen e fundit të Liverpoolit, në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u fut në lojë në minutën e 83-të.

GettyImages 923754588 1 Emre Can . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e lojtarit me klubin anglez.

Can pritet ta shtojë konkurrencën në mesfushën e Juventusit, ku ka lojtarë të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app