Cristiano Ronaldo nuk luajti ndaj Deportivo de La Coruna pasi trajneri Zinedine Zidane i dha pushim.

Los Blancos fituan me rezultat 3-2 dhe e gjitha kjo fal golit në minutat shtesë të takimit nga Sergio Ramos.


Ylli portugez ishte në shkallët e stadiumit Santiago Bernabeu se bashku me të dashurën Georgina Rodriguez.

CR7 e shikoi ndeshjen me shumë emocione dhe festoi si i çmendur te goli i Ramos. /Telegrafi/

Poshtë videos keni edhe sondazhin e Telegrafit për Topin e Artë.

telegrafi sport app