Eminem i hutoi të pranishmit në Academy Awards me interpretimin e “Lose Yourself” që kishte fituar Oscar para 17 vitesh

199:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 09: Eminem performs onstage during the 92nd Annual Academy Awards at Dolby Theatre on February 09, 2020 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images) 12:"Getty Images
Eminem ka qenë njëri prej performuesve në edicionin e 92-të të Academy Awards që u zhvillua të dielën mbrëma në Dolby Theatre, në Hollywood të Kalifornisë.
Në vitin 2003, reperi e kishte fituar çmimin Oscar për këngën më të mirë me “Lose Yourself” nga filmi “8 Mile”, por asokohe nuk ishte i pranishëm për ta pranuar statujën.
Dhe duket se ai kishte vendosur të mos i ngelte borxh publikut duke e sjellë në skenë atë këngë tash kur kanë kaluar 17 vite.
Megjithatë, gjatë interpretimit të tij, disa njerëz në publik, si Martin Scorsese e Billie Eilish, dukeshin të hutuar pse po ndodhte ky interpretim i një kënge aq të vjetër.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































