LAJMI I FUNDIT:

Emërohen anëtarët e rinj të bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Emërohen anëtarët e rinj të bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së).

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim të funksionalizimit, rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ndërsa, duke u bazuar në përgatitjen e tyre akademike, si dhe kontributin e dëshmuar në sferat përkatëse, për mandatin pesë vjeçar, KShC të ketë këtë përbërje: Gazmend Luboteni, kryetar; Rozafa Koliqi-Lila, nënkryetare; Berim Ramosaj, anëtar; Arben Qirezi, anëtar; Ilir Doçi, anëtar dhe Dukagjin Zeka, anëtar. /Tlegrafi/