LAJMI I FUNDIT:

Emergjenca e QKUK me 160 raste për 24 orë

Emergjenca e QKUK me 160 raste për 24 orë

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një kumtese thotë se është i vetëdijshëm lidhur me vështirësitë dhe ngarkesën e madhe me pacientë nëpër të cilat po kalon Klinika Emergjente në QKUK. 

SHSKUK bën të ditur se si rezultat i kësaj situate, janë ndërmarrë hapa për renovim, krijim të pritoreve për pacientët, blerja e pajisjeve të reja, furnizimin me barna dhe  ofrimin e shërbime më kualitative.

“Aktualisht,  Klinika Emergjente e QKUK-së, ka qenë dhe mbetet e mbingarkuar 24 orë me pacientë, përfshirë raste të aksidenteve në trafik, reanimime,  raste të rënda kirurgjike, ortopedike dhe internistike”, thuhet në njoftim.


“Përkundër mbingarkesës së madhe, ekipet shëndetësore të Klinikës Emergjente, në konsultim edhe me specialistët kujdestar nga degët kirurgjike, internistike dhe ortopedike, kanë ofruar ndihmën mjekësore për të gjithë pacientët”.

“Një pjesë e Klinikës Emergjente, është në rinovim, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK,  përderisa për herë të parë nga paslufta janë blerë 300 mijë euro paisje të reja që pritet të futen në punë pas rinovimit, me kërkesë të menaxhmentit të klinikës”.

“Duhet theksuar se shqetësim për Klinikën Emergjente, paraqet fakti se një numër i madh i pacientëve paraqiten për ndihmë mjekësore direkt në emergjencë, pa konsultuar paraprakisht Qendrat e Mjekësisë Familjare”, njofton SHSKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori