Ëmbëlsirë shumë e shijshme me arra dhe lajthi!

Përbërësit:- 10 vezë, - 150 gr gjalpë, - 160 gr sheqer, - 120 gr arra, - 80 gr çokollatë, - Pak kanellë.Për fill:- 10 të verdhë të vezëve, - 10 lugë sheqer, - 200 gr gjalpë, - 2 shtangla çokollatë, - 100 gr lajthi. - Për shtesën përfundimtare:- 100 gr çokollatë, - 50 gr bademe.Përgatitja:
Shkrini 80 gr çokollatë, përzieni me të verdhët e vezëve të përziera me sheqer dhe të zbutura me gjalpë. Përzieni veç të bardhët e vezëve dhe bashkoni me masën e të verdhëve të vezëve. Shtoni pak kanellë dhe piqni.
Për fill: përzieni 10 të verdhë të vezëve me 10 lugë sheqer dhe zieni në avull. Kur masa të bëhet e dendur shtoni 200 gr gjalpë, 2 shtangla çokollate të shkrirë dhe lajthitë të cilat paraprakisht janë pjekur dhe bluar.
Tortën e ftohur priteni në tri pjesë dhe hidhjani masën e fillit. Lyeni nga sipër dhe anash dhe lyeni me çokollatën e shkrirë në të cilën keni shtuar pak gjalpë dhe vaj. Hidhni sipër bademe të qëruara dhe të grira. /Telegrafi/


















































