Receta për toptha në pluhur kakaoje
Kjo ëmbëlsire gatuhet shumë thjesht dhe ka shije mrekullisht të pasur të çokollatës me lajthi, – transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 250 g çokollatë të zezë (70% kakao),
– 125 ml ajkë të ëmbël,
– 25 g gjalpë,
– pak kripë deti,
– 1 grusht i madh lajthi,
– 50 g pluhur kakaoje.
Përgatitja:
Në një enë të vogël thyeni çokollatën në copa sa më të vogla dhe shtoni pak kripë deti.
Ndërkohë, në një enë tjetër, në zjarr të vogël shkrijeni gjalpin, shtoni ajkën e ëmbël dhe kur të nxehet mirë, para se të vlojë, hiqeni nga zjarri dhe qiteni sipër çokollatës së imtësuar.
Lëreni ashtu disa minuta derisa çokollata të shkrihet vetë, përzieni, sërish lëreni edhe disa minuta, dhe pastaj përzieni çokollatën që në tërësi të bashkohet me ajkën.
Enën lëreni të ftohet së paku 2 orë në frigorifer, më së miri është ta lini në frigorifer gjatë natës.
Para se të filloni fazën e punimit me dorë të topthave, kur tretja të dendësohet mirë, përgatitni enë të cekëta të vogla për kakaon dhe lajthitë e fërguara.
Ndërkohë rifërgoni pak lajthitë e grira imët. Lëreni në një enë të vogël, ndërsa në tjetrën kakaon.
Formoni me dorë format e dëshiruara (nuk keni nevojë të përpiqeni t’i bëni të përsosura), pastaj rrotulloni në kakao dhe në lajthi.
Mund t’i shërbeni familjarët apo t’i përdorni si dhuratë. Vetëm mbështillni në letër me lara që surpriza të jetë edhe më e bukur! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?